Përfundon procesi, 45 mijë persona të evakuuar nga lindja e Halepit

Autokolona e fundit me 5 autobus dhe 30 automjete përgjithësisht e përbërë nga opozitarë të armatosur është evakuuar nga lindja e Halepit.

Përfundon procesi, 45 mijë persona të evakuuar nga lindja e Halepit
45 mijë persona të evakuuar nga lindja e Halepit
45 mijë persona të evakuuar nga lindja e Halepit

Përfundojnë evakuimet reciproke nga lindja e Halepit që është e rrethuar nga regjimi i Beshar Esadit në Siri dhe nga terroristët e huaj përkrahës të regjimit si dhe nga prefekturat Fua dhe Kefreya të cilat mbahen të rrethuara nga opozitarët.

Përfundojnë evakuimet reciproke nga lindja e Halepit që është e rrethuar nga regjimi i Beshar Esadit në Siri dhe nga terroristët e huaj përkrahës të regjimit si dhe nga prefekturat Fua dhe Kefreya të cilat mbahen të rrethuara nga opozitarët.

Autokolona e fundit me 5 autobus dhe 30 automjete përgjithësisht e përbërë nga opozitarë të armatosur është evakuuar nga lindja e Halepit.

Autokolone me afërsisht 1 mijë persona e nisur nga pika e kontrollit të regjimit në Ramuse kaloi në rajonin Rashidin në kontrollin e opozitarëve në perëndim të Halepit.

Dje nga Halepi në autokolonën e përbërë nga 10 autobusë dhe 420 automjete u evakuuan rreth 3 mijë e 500 persona.

Në shkëmbim nga Fua dhe Keferja e Idlibit që gjenden nën rrethimin e opozitarëve u evakuan 250 persona të cilët kaluan në rajonet e kontrolluara nga regjimi.

Ndërkaq me daljen e opozitarëve të fundit nga lindja e Halepit, qendra e qytetit kaloi plotësisht në kontrollin e ushtrisë së Esadit dhe grupeve terroriste të huaja, përkrahëse të regjimit.

Kështu që gjatë evakuimit që filloi ditën e enjte më 15 dhjetor, me autobusë dhe automjete civile u evakuuan rreth 45 mijë civilë dhe opozitarë.  

Kurse në Fua dhe Kefreja që gjenden në kontrollin e grupeve terroriste të huaja përkrahëse të regjimit të Esadit dhe njëkohësisht nën rrethimin e opozitarëve u evakuuan gjithsej 2 mijë persona.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit dhe evakuimit të realizuar me pararojën e Turqisë dhe Sirisë me përfundimin e plotë të procesit në Halepin lindor do të fillojnë edhe daljet nga Madaja dhe Zebadani që gjenden të rrethuara nga forcat e regjimit.

Nga dy rajonet që erdhën në rend të ditës me vdekjet nga uria parashikohet të transportohen 1 mijë e 500 persona.

Autokolona e parë e evakuimit doli nga lindja e Halepit në 15 dhjetor.

Civilët e evakuuar nga Halepi u transportuan në Idlib që është nën kontrollin e opozitarëve dhe në kufi me Turqinë.

Grupet terroriste përkrahëse të regjimit sirian të komanduara nga gjenerali iranian Sejid Xhevad në datat 15-16 dhjetor sulmuan autokolonat e evakuimit që dilnin nga rrethimi i regjimit duke vrarë 18 persona.

Grupet që kryen krime lufte që në fillim të armëpushimit dhe evakuimit kishin parashtruar lejimin e evakuimeve nga Fua dhe Kefreya.



Lajme të ngjashme