Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rriten masat e sigurisë në Buckingham Palace pas atentatit në Berlin

Policia britanike përforcoi, në mënyrë të parakohshme për shkak të atentatit në Berlin, sigurinë e Buckingham Palace duke ndaluar qarkullimin para pallatit mbretëror në momentin e ndryshimit të Gardës.

Rriten masat e sigurisë në Buckingham Palace pas atentatit në Berlin

Kjo ceremoni tradicionale tërheq rregullisht qindra turistë para hekurave të rezidencës së Elizabeth II.

“Që prej ditës së sotme, qarkullimi, që po bëhet tashmë objekt i masave shtrënguese, do të ndalohet nga ora 10:45 dhe 12:30 në momentin e ndërrimit të Gardës, një shqetësim i nevojshëm për shkak të pranisë ushtarake dhe turistëve në këtë vend ikonë”, nënvizoi Scotland Yard në një komunikatë.

Ndryshimi i Gardës zhvillohet çdo ditë nga prilli deri në fund të korrikut dhe çdo dy ditë pjesën tjetër të vitit.

Policia theksoi se e kishte paraprirë hyrjen në fuqi të kësaj mase pas sulmit me kamion që shkaktoi 12 të vdekur dhe 48 të plagosur në një treg Krishtlindjesh në Gjermani.

Scotland Yard theksoi se kishte nisur rishikimi i procedurave të ndryshme të sigurisë, ashtu si bëhet përgjithësisht kur ndodh një atentat në një vend evropian.

Policia londineze theksoi gjithashtu se dispononte plane të detajuara për mbrojtjen e ngjarjeve publike gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.



Lajme të ngjashme