OKB-ja do të filloj hetimet në lidhje me krimet e luftës në Siri

Propozimi për formimin e një komisioni të posaçëm për të hetuar krimet e luftës në këtë vend, është miratuar në votimin e bërë në asamblenë e përgjithshme të OKB-së.

OKB-ja do të filloj hetimet në lidhje me krimet e luftës në Siri

Organizata e Kombeve të Bashkuara do të filloj hetimet në lidhje me luftën e Sirisë.

Propozimi për formimin e një komisioni të posaçëm për të hetuar krimet e luftës në këtë vend, është miratuar në votimin e bërë në asamblenë e përgjithshme të OKB-së.

Propozimi është miratuar me 105 vota pro dhe 15 kundër, ndërsa 52 vende abstenuan.

Në këtë mënyrë u miratua formimi i një komisioni të posaçëm hetimor me pjesëmarrje të gjerë, i cili do të hetoj dhe mbledh prova në lidhje me shkeljen e të drejtave dhe krimet e luftës.

Ky zhvillim paraqet hapin e parë në drejtim të hetimeve të shkeljeve të të drejtave të jetuara gjatë luftës së Sirisë.

Organizatat terroriste DAESH dhe PYD/PKK me në krye regjimin e Esadit mbahen përgjegjëse për vdekjen e një numri të madh të civilëve.

Ndërkohë Halepi pas afërsisht 4 vitesh kaloi në kontrollin e forcave të regjimit të Esadit.

Sipas deklaratës së bërë nga observatori sirianë për të drejtat e njeriut, grupi i fundit i opozitarëve është larguar së bashku me civilët nga zona lindore e qytetit.

Ndërkaq observatori i Kombeve të Bashkuara deklaroi se nuk janë në gjendje për ta konfirmuar këtë lajm.

Ndërsa bëhet e ditur se dy fshatrat të cilat ishin të rrethuara nga ana e opozitarëve evakuohet gjithashtu.

Përkrahësit e Esadit nga fshatrat Fua dhe Kefreya u dërguan me autobusë në Halep.

Mosmarrëveshjet e dala mes opozitarëve dhe udhëheqjes së Damaskut dhe kushtet e këqija të motit vështirësuan edhe më shumë procesin e evakuimit.



Lajme të ngjashme