BE – Marrëveshje politike për ashpërsimin e kontrollit të armëve të zjarrit

Negociatorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën një kompromis për ashpërsimin e kontrollit të armëve të zjarrit, njoftoi të martën në mbrëmje Këshilli i BE-së...

BE – Marrëveshje politike për ashpërsimin e kontrollit të armëve të zjarrit

Negociatorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën një kompromis për ashpërsimin e kontrollit të armëve të zjarrit, njoftoi të martën në mbrëmje Këshilli i BE-së, pas më shumë se një viti debatesh nën presionin e qitësve sportistë.

Kjo marrëveshje politike paraprake për rishikimin e legjislacionit evropian pritet të jetë sërish objekt i një votimi në seancë plenare në Parlament.

Ajo parashikon kryesisht ndalimin e disa lloj armësh, sidomos ato gjysmëautomatike për civilët, si dhe zgjeron fushën e rregullave të reja për koleksionistët.

Direktiva e rishikuar pritet gjithashtu të mundësojë një shkëmbim më të mirë informacioni nëpërmjet shteteve, veçanërisht në lidhje me refuzimin e marrjes së një leje për mbajtje armësh ndaj një individi dhe ashpërsimin e gjurmueshmërinë dhe çaktivizimin e armëve.

“Kjo marrëveshje mundëson kontrolle më të rrepta, që do të na ndihmojnë për të parandaluar blerjen e armëve të zjarrit nga ana e terroristëve dhe organizatat kriminale”, vlerësoi ministri i Brendshëm sllovak, Robert Kalinak, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së (organ që mbledh së bashku shtetet anëtare).



Lajme të ngjashme