SHBA – Kolegji Zgjedhor zyrtarizon fitoren presidenciale të Trumpit

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka marrë të hënën mbështetjen e nevojshme nga Kolegji Zgjedhor për të bërë zyrtare fitoren e tij ditën e zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit 2016...

634268
SHBA – Kolegji Zgjedhor zyrtarizon fitoren presidenciale të Trumpit

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka marrë të hënën mbështetjen e nevojshme nga Kolegji Zgjedhor për të bërë zyrtare fitoren e tij ditën e zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit 2016.

Donald Trump u bë kështu personi i 45-të që do të mbajë këtë post.

Ai ka marrë 270 vota në votimin e delegatëve dhe kaq kanë mjaftuar që ai të zyrtarizohet si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në reagimin e tij për fitore, Trump është shprehur se do të jetë presidenti i të gjithë amerikanëve.

Sipas raportimeve të mediave të ndryshme, delegatëve u janë dërguar mesazhe dhe janë telefonuar për të mos votuar zgjedhjen e Trumpit, por pa ndonjë rezultat të efektshëm.

Megjithatë dy prej delegatëve, që pritej të votonin për Trumpin, kanë votuar kundër tij. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me 4 demokratë, të cilët priteshin të votonin për Hilary Clinton.

Burime të ndryshme theksojnë se Trump ka sigurar 270 vota nga 538 delegatët, madje edhe 38 të tjera plus, ndërkohë që sipas rezultatit elektoral ai duhet të kishte marrë 306.

Rezultati zyrtar i votimit të delegatëve do të bëhet publik më 6 janar 2017, ndërsa më 20 janar Donald Trumpi pritet të bëjë betimin si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



Lajme të ngjashme