Marrëveshje kolosale Australi-Francë për nëndetëset me vlerë 39 miliardë dollarë

Australia ka nënshkruar zyrtarisht një marrëveshje me vlerë 39 miliardë dollarë me Francën për të ndërtuar 12 nëndetëse të avancuara në infrastrukturë, çka është edhe projekti më i madh në historinë e këtij vendi...

Marrëveshje kolosale Australi-Francë për nëndetëset me vlerë 39 miliardë dollarë

Australia ka nënshkruar zyrtarisht një marrëveshje me vlerë 39 miliardë dollarë me Francën për të ndërtuar 12 nëndetëse të avancuara në infrastrukturë, çka është edhe projekti më i madh në historinë e këtij vendi.

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, nënshkroi sot marrëveshjen me ministrin francez të Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian, në qytetin jugor të Adelaides, ku do të ndërtohet porti i ardhshëm i nëndetëseve.

“Siguria është e paqartë në të gjithë botën dhe kjo është arsyeja pse ne po rifurnizojmë flotën dhe forcat tona të mbrojtjes në tri shërbime, si dhe në sferën kibernetike, duke u siguruar që të kemi aftësitë për të mbajtur të sigurt australianët në kohërat më të vështira që kemi parë ndër vite”, tha Turnbull në Adelaide gjatë nënshkrimit.

“Nëndetëset do të ndërtohen në Australi, nga australianët dhe duke përdorur çelikun australian”, shtoi Kryeministri Turnbull.



Lajme të ngjashme