Kina në alarm të kuq nga ajri i ndotur

Kina është prekur që prej të premtes së javës së kaluar nga ajri i ndotur i dendur, që ka mbuluar pothuajse një të dhjetën e sipërfaqes së vendit, ndërkohë që situata pritet të përkeqësohet...

Kina në alarm të kuq nga ajri i ndotur

Spitale të mbingarkuara, fluturime të anuluara, autostrada të mbyllura... Kina është prekur që prej të premtes së javës së kaluar nga ajri i ndotur i dendur, që ka mbuluar pothuajse një të dhjetën e sipërfaqes së vendit, ndërkohë që situata pritet të përkeqësohet.

“Në të paktën 23 qytete të veriut të vendit janë vendosur nivelet e alarmit të kuq duke ndërmarrë një sërë masash të detyrueshme, siç janë mbyllja e shkollave apo qarkullimi i alternuar”, sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve, “Hsinhua”.

Sot, në ditën e pestë të alarmit, që do të zgjasë deri të mërkurën, përqindja e mikrobeve (më pak se 2,5 mikron) për metër kub e ajrit është zhvilluar rreth 200, më pak nga sa ishte parashikuar, sipas shifrave të dhëna nga Ambasada e SHBA-së në Pekin.



Lajme të ngjashme