ShBA - Myslimanët ballafaqohen me vështirësi gjatë kërkesave për ndërtimin e xhamive

Bëhet e ditur se udhëheqjet vendore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke vendosur pengesa për ndërtimin e faltoreve të myslimanëve.

ShBA - Myslimanët ballafaqohen me vështirësi gjatë kërkesave për ndërtimin e xhamive

Bëhet e ditur se udhëheqjet vendore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke vendosur pengesa për ndërtimin e faltoreve të myslimanëve.

Në lajmin e gazetës “New York Times” bëhet e ditur se pas zgjedhjes së Donlad Trump për president në vend është rritur diskriminimi dhe intoleranca dhe se në provincat ku jetojnë qytetarët myslimanë, ata përballen me vështirësi për ti plotësuar obligimet e tyre fetare.

Disa zyrtarë të udhëheqjeve vendore pengojnë kërkesat e myslimanëve për ndërtimin e xhamive ose të shkollave që japin mësim islam duke u arsyetuar me ligjet vendore të ndërtimit.

Në anën tjetër qeveria federale duke marr si bazë ligjin e miratuar nga ana e Kongresit në vitin 2000 me anë të të cilit pengohen udhëheqjet vendore për të bërë diskriminime mes grupeve fetare duke i përdorur ligjet e ndërtimit, ka filluar të ngre padi kundër këtyre administratave.

Edhe pse dihet që ligji i quajtur “Shfrytëzimi i tokës për qëllime fetare” është rregulluar me qëllim të mbrojtjes të të gjitha feve në vend, nga paditë e ngritura kohëve të fundit nga ana e Departamentit të Drejtësisë shihet se shumica kanë të bëjnë me myslimanët në vend.

Nga 13 paditë e ngritura kohëve të fundit 11 kanë të bëjnë me kërkesat e myslimanëve për truall.

Sipas raportit të publikuar nga ana e Departamentit të Drejtësisë në korrik të këtij viti prej hetimeve të ngritura në lidhje me rastet që nuk kanë të bëjnë me myslimanët 84% prej tyre kanë përfunduar pa u ngritur paditë në gjykatë.

Ndërkaq hetimet në lidhje me kërkesat e myslimanëve për hapje të institucioneve islame në masë të madhe janë bërë çështje e padisë.

Sekretarja amerikane e Drejtësisë, Loretta Lynch gjatë fjalimit të saj të mbajtur në një xhami në Virginia ka thënë se kohëve të fundit janë rritur ankesat për pengesën e udhëheqjeve vendore të kërkesës së qytetarëve myslimanë për të ndërtuar xhami dhe fondacione fetare.

Lynch deklaroi se autoriteteve vendore u dërgoi nga një letër ku ata paralajmërohen për të respektuar liritë fetare dhe të mos bëjnë shkelje të ligjit.

Paralajmërohet se një numër i madh i myslimanëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mund të ndikohen pas fitore në zgjedhje të republikanit Donald Trump, i cili tërhoqi vëmendjen me retorika anti-myslimane gjatë fushatës zgjedhore.  

Trump bëri të ditur se në krye të Departamentit të Drejtësisë do të emëroj Senatorin Jeff Sessions, i cili përkrahu thirrjen për ndalimin e hyrjes në vend të emigrantëve nga vendet myslimane.

Zgjedhja e Trump shkaktoi shqetësim tek ata të cilët mbrojnë qëndrimin e lirisë së besimit.



Lajme të ngjashme