Samiti tresh Turqi-Rusi-Iran për Sirinë do të mbahet nesër në Moskë

Samiti për Sirinë i ministrave të jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit, i cili ishte planifikuar të mbahet më 27 dhjetor, do të mbahet nesër (të martën).

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Mihail Bogdanov konfirmoi se nesër në Moskë do të takohen ministrat e jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

“Takimi tresh do të mbahet më 20 dhjetor në Moskë. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov realizoi biseda telefonike me homologët e tij turq dhe iranian”, deklaroi Bogdanov.

Zëvendësministri i Jashtëm rus në mes tjerash tha se “Çështja prioritare që do të bisedohet gjatë samitit tresh do të jetë situata në Siri dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me rrethinën e saj. Palët siriane duhen të ulen rreth tavolinës dhe të arrijnë në marrëveshje për një armëpushim të qëndrueshëm, për zgjidhjen e disa problemeve humanitare dhe për një zgjidhje politike të problemit. Për këtë kemi edhe një themel e kjo është rezoluta e Kombeve të Bashkuara numër 2254”.

Lajme të ngjashme