Jemen – Të paktën 43 ushtarë vriten pas një sulmi vetëvrasës

Të paktën 43 ushtarë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi vetëvrasës në qytetin jemenas të Adenit...

632842
Jemen – Të paktën 43 ushtarë vriten pas një sulmi vetëvrasës

Të paktën 43 ushtarë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi vetëvrasës në qytetin jemenas të Adenit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet spitalore, sulmi vetëvrasës është kryer përpara shtëpisë së Gjeneralit Nasser al-Amburi, komandant i Forcave Speciale, shumë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Adenit, në rajonin Hur Mekser.

Dëshmitarët okularë thanë se kamikazi është futur në mesin e ushtarëve, që ishin mbledhur për të marrë pagat e prapambetura.

Askush nuk ka marrë deri tani përgjegjësinë për këtë sulm.

Adeni është kryeqyteti i përkohshëm i qeverisë jemenase, e cila mbështetet nga Arabia Saudite.

Prej më shumë se dy vitesh, Jemeni gjendet në një luftë shkatërruese civile me rebelët huthi, të mbështetur nga Irani.

Rebelët kontrollojnë kryeqytetin Sana dhe një pjesë të territorit të vendit.



Lajme të ngjashme