UNICEF raporton mbi 17 000 të mitur të rekrutuar në Sudan

Sipas një njoftimi të fondacionit të fëmijëve të OKB-së, UNICEF, vetëm këtë vit janë rekrutuar si luftëtarë në Sudanin e Jugut 1 300 fëmijë.

UNICEF raporton mbi 17 000 të mitur të rekrutuar në Sudan

Të paktën 1 300 fëmijë sudanezojugorë janë rekrutuar si luftëtarë këtë vit, duke arritur në shifrën e më shumë se 17 000 të tillë, që kur një konflikt ushtarak shpërtheu mes presidentit sudanez, Salva Kiir dhe ish-zëvendësit të tij në fund të vitit 2013, njoftoi të enjten fondacioni i fëmijëve të OKB-së, UNICEF.

Që nga muaji nëntor, OKB-ja ka dokumentuar të paktën 50 fëmijë, të cilët u rrëmbyen dhe u rekrutuan në veri të rajonit të Nilit të Sipërm, sipas deklaratës.

Ushtria, kryengritësit si dhe aleatët e tyre, janë akuzuar për rekrutimin e fëmijëve si luftëtarë.

“Tani që po intensifikohen luftimet, pavarësisht nga premtimet e përsëritura nga të gjithë për t’i dhënë fund rekrutimit të fëmijëve, këta të fundit sërish janë një shënjestër”, deklaroi drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Afrikën Lindore dhe Jugore, Leila Gharagozloo-Pakkala.


Fjalët Kyçe: UNICEF , Sudani Jugor , OKB , Afrika Lindore

Lajme të ngjashme