Opinioni gjerman pret zbardhjen e “goditjes me shkelm në metro”

Policia e Berlinit ka kapur njërin prej personave që bashkëpunoi me agresorin që kishte qëlluar me shkelm në shpinë një grua 26-vjeçare duke e rrëzuar atë nga shkallët e stacionit të metrosë në Rrugën Hermann në 26 tetor të këtij viti.

Opinioni gjerman pret zbardhjen e “goditjes me shkelm në metro”
Policia gjermane përpiqet të zbardhë skandalin në metronë e Berlinit
Policia gjermane përpiqet të zbardhë skandalin në metronë e Berlinit

Është gjetur dhe kapur më në fund njëri prej bashkëautorëve të ngjarjes së 26 tetorit që ka ngrirë në këmbë të gjithë Gjermaninë, “goditja me shkelm e një gruaje 26-vjeçare në metronë e Berlinit”.Almanya metrodaki kadına tekmeli saldırı

Është gjetur njëri prej autorëve të ngjarjes së që ka ngrirë në këmbë të gjithë Gjermaninë, “goditja me shkelm në metro”.

Policia e Berlinit ka kapur njërin prej personave që bashkëpunoi me agresorin që kishte qëlluar me shkelm në shpinë një grua 26-vjeçare duke e rrëzuar atë nga shkallët e stacionit të metrosë në Rrugën Hermann në 26 tetor të këtij viti.

Shtypi gjerman shkruan se personi i vendosur në paraburgim është marrë në pyetje nga prokuroria.

Përmes këtij hetimi policia synon të gjejë emrin e personit që ka qëlluar me shkelm.

Nga ana tjetër, mësohet se personi i ndaluar është me origjinë nga Evropa Lindore.

Kur ngjarja e mbajtur fshehur për një kohë të gjatë zuri vend në media dhe pas reagimeve të shumta që pasuan, policia u detyrua të publikojë pamjet në lidhje me momentin e sulmit, pamje që ishin regjistruar nga kamera e sigurisë në metro. 

Sipas pamjeve në video sulmuesit janë 4 persona. Agresori me kapelë dhe me një shishe alkooli në dorë, i afrohet nga prapa një gruaje 26-vjeçare që është duke zbritur shkallët dhe e godet me shkelm në shpinë.

Në video duket se si gruaja që bie nga shkallët mundohet të çohet dhe njerëzit përreth i vijnë asaj në ndihmë. Ndërkohë, agresori dhe bashkëpunëtorët largohen lirshëm nga vendi i ngjarjes, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.



Lajme të ngjashme