Itali – Qeveria Gentiloni merr votëbesimin e Dhomës së Deputetëve

Qeveria e koalicionit në Itali, formuar nën drejtimin e Kryeministrit Paolo Gentiloni, kaloi me sukses testin e parë të saj në parlamentin bikameral të Romës...

630187
Itali – Qeveria Gentiloni merr votëbesimin e Dhomës së Deputetëve

Qeveria e koalicionit në Itali, formuar nën drejtimin e Kryeministrit Paolo Gentiloni, kaloi me sukses testin e parë të saj në parlamentin bikameral të Romës.

Deputetët italianë votuan të martën në mbrëmje pa surpriza besimin e qeverisë së re italiane të Paolo Gentiloni, që duhet të marrë edhe besimin e shumicës së senatorëve.

Kabineti Gentiloni formohet nga Partia Demokratike (PD), Qendra e Re e Djathtë (NCD), Unioni i Qendrës (UdC) dhe disa teknokratë.

Sikurse parashikohej, 368 deputetë të Dhomës së Deputetëve (dhoma e ulët e parlamentit italian) votuan besimin e ekipit të ri qeveritar, ndërsa vetëm 105 ishin kundër.

Deputetët opozitarë të Lëvizjes 5 Yjet (M5S) dhe Ligës Veriore (LN) nuk morën pjesë në votim.

Ndërsa votimi në Senat, dhoma e lartë e Parlamentit të Italisë, do të mbahet të mërkurën, më 14 dhjetor (sot).

Paolo Gentiloni, 62 vjeç, kishte paraqitur më parë linjat e përgjithshme të programit të tij, duke filluar nga ndërhyrjet në zonat në qendër të Italisë të prekura nga tërmetet në gusht dhe tetor.



Lajme të ngjashme