Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Pyetja për PKK-në që zë ngushtë zëdhënësin e Komisionit të BE-së

Sipas lajmit që zë vend në të përditshmen Star, Kryezëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian, Alexander Winterstein nuk iu përgjigj dot pyetjes së gazetarit në lidhje me PKK-në.

Pyetja për PKK-në që zë ngushtë zëdhënësin e Komisionit të BE-së

Winterstein nuk iu përgjigj dot gazetarit i cili i drejtoi pyetjen: “Duke pasur parasysh se PKK-ja zë vend në listën e organizatave terroriste të BE-së, A i bëni thirrje vendeve të Bashkimit Evropian për të hedhur hapa konkrete kundër veprimeve të PKK-së?”.

Ai shpjegoi se kjo pyetje i duhet drejtuar liderëve politikë të Bashkimit Evropian dhe mbrojti mendimin se në deklaratat zyrtare të Bashkimit Evropian ka zënë vend edhe fjala “terror”.

Ndërsa në lidhje me bisedimet e autoriteteve të Bashkimit Evropian me terroristët, Winterstein u mjaftua duke thënë: “Lufta e Komisionit të Bashkimit Evropian kundër terrorit është e qartë”.



Lajme të ngjashme