Kina shqetësohet nga deklaratat e Trumpit

Pekini zyrtar ka shprehur shqetësimet serioze lidhur me vërejtjet e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump se ShBA-ja nuk duhet të jetë e kufizuar nga politika e një Kine të vetme.

Kina shqetësohet nga deklaratat e Trumpit

“Politika e një Kine të vetme është baza e marrëdhënieve Kinë-ShBA”, deklaroi sot për gazetarët në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang.

“Nëse kjo bazë dhe ky themel shkatërrohet, atëherë një marrëdhënie diplomatike e mirë dhe e qëndrueshme mes Kinës dhe SHBA-së do të jetë në diskutim”, tha ai.

“Kina i kërkon administratës së re të kuptojë plotësisht rëndësinë e çështjes së Tajvanit dhe me kujdes si dhe në mënyrë të qëndrueshme të trajtojë këtë problem”, shtoi Geng.

 



Lajme të ngjashme