Kriza politike në Itali, negociatat e fundit përpara verdiktit të presidentit

Presidenti italian, Sergio Mattarella pritet të nisë sot negociatat e fundit me partitë e mëdha politike me shpresën për të zgjidhur, ndoshta që nga e hëna, krizën e hapur në Itali pas dorëheqjes së Matteo Renzi-t.

Kriza politike në Itali, negociatat e fundit përpara verdiktit të presidentit

Përfaqësuesit e të gjitha forcave politike të përfaqësuara në Parlamentin italian po parakalojnë prej së premtes në mëngjes në Kuirinale, selia e presidencës italiane.

Zgjedhje të parakohshme për disa, qeveri e unitetit kombëtar për disa të tjerë, gjithsecili mbron tezën e tij për zgjidhjen për pas-Renzi-t ndërsa kriza bankare është rishfaqur në ekonominë e tretë të zonës euro.

Dje në mbrëmje, Liga e Veriut, partia anti-euro dhe anti-imigracion konfirmuan në prani të presidentit kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

Parti të tjera, si Lëvizja Pesë Yjet, populiste dhe anti-sistem janë në të njëjtin linjë por kjo zgjidhje nuk është domosdoshmërisht ajo që kërkon Mattarella.



Lajme të ngjashme