Gjermania ofron 150 milionë euro për rikthimin e migrantëve

Siç njoftojnë burimet pranë qeverisë, Berlini do të ndërmarrë një program prej 150 milionë eurosh ndihmë për rikthimin e azilkërkuesve që nuk kanë perspektivë të qëndrojnë në Gjermani ose që dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

almanya göçmenler kıyaslama.jpg
Almanya göçmen.jpg

Berlini do të ndërmarrë një program prej 150 milionë eurosh ndihmë për rikthimin e azilkërkuesve që nuk kanë perspektivë të qëndrojnë në Gjermani ose që dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës, njoftoi të premten ministri i Zhvillimit në një intervistë.

“Për tre vitet e ardhshme, ne do të vëmë në dispozicion 50 milionë euro në vit për këtë program rikthimi”, theksoi ministri Gerd Muller për të përditshmen rajonale “Augsburger Allgemeine”.

Konkretisht, masat e ndihmës do të përfshijnë personat me origjinë nga Iraku, Afganistani dhe vende të ndryshme të Ballkanit, që për arsye të ndryshme dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre ose të cilëve kërkesa për azil nuk mund t’iu pranohet, sipas një dokumenti që prezanton këtë program.

Bëhet fjalë që Gjermania t’i ndihmojë të ndërmarrin një nisje të re në vendin e tyre të origjinës.

“Ne nuk mund t’iu ofrojmë arsim, trajnim, punësim dhe ndihma”, theksoi ministri.

Gjermania, vend që në vitin 2015 priti 900 000 azilkërkues, ka vendosur të shtrëngojë masat për sa i përket imigracionit.



Lajme të ngjashme