Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Nga marsi 2017 BE i rikthen Greqisë refugjatët që kanë kaluar nga ky vend

Vendet e Bashkimit Evropian do të autorizojnë dërgimin drejt Greqisë të gjithë kontigjentit të kandidatëve për azil që kanë kaluar në territorin evropian nëpërmjet këtij shteti duke filluar nga mesi i marsit 2017.

Nga marsi 2017 BE i rikthen Greqisë refugjatët që kanë kaluar nga ky vend

Vendet e Bashkimit Evropian (BE) do të autorizojnë dërgimin drejt Greqisë të gjithë kontigjentit të kandidatëve për azil që kanë kaluar në territorin evropian nëpërmjet këtij shteti duke filluar nga mesi i marsit, sipas një propozimi të paraqitur të enjten nga Komisioni Evropian.

Bëhet fjalë sqaroi ekzekutivi evropian për të parashtruar një funksionim normal të sistemit të Dublinit, që përcakton rregullat e rishpërndarjes së kandidatëve për azil në BE.

“Këta muajt e fundit Greqia ka shënuar progrese të rëndësishme për të rivendosur, në kushte të vështira, një sistem azili që funksionon normalisht dhe duhet përshëndetur për këtë fakt”, u shpreh në një konferencë shtypi Dimitris Avramopoulos, komisioneri evropian për Migracionin.

 



Lajme të ngjashme