Koment – Numërimi drejt zeros i Bashkimit Evropian

- Nga Erdall Shimshek -

Koment – Numërimi drejt zeros i Bashkimit Evropian

“The final countdown” është një nga fjalitë që ka lënë gjurmë të thella në jetën tonë. “The final countdown” është titulli i një kënge që ka qenë “hit” në vitet tona të rinisë dhe që jepej vazhdimisht në radio, në dyqanet ku shiteshin kasetat dhe në makina. Pavarësisht se ishte një këngë e tipit rrok, për njerëzit që mund të mendonin pak, fjalët e këngës ishin shumë ndikuese.

Në kundërshtim me rrokun rebel, kjo këngë e grupit suedez ‘Europe’ i shpjegonte njeriut ndarjen, vdekjen dhe ‘mos vlefshmërinë’ e jetës në botë. Një këngë që të ftonte për një qetësi shpirtërore dhe për tu menduar. Kjo këngë nuk shpjegonte vetëm ndarjen apo copëtimin e jetës por edhe ‘mos vlefshmërinë’. Si një njeri që kisha marrë edhe arsim sektar edhe fetar kjo këngë më ndikoi shumë. Kënga pati një ndikim të madh nga aspekti i pikëpamjes time ndaj jetës dhe ngjarjeve. Mësimet e librave të sufizmit islam mëshiroheshin në fjalët e kësaj kënge si një kryengritje romantike, si një klithmë. Numërimi i fundit drejt zeros. Numërimi i fundit i lamtumirës së jetës,  botës dhe gjërave që i përkasin kësaj bote...

Pas zgjedhjeve në Itali fillova ta këndoj përsëri këtë këngë, mbase pas 20 vjetësh. Kjo këngë përmbledh aq mirë dramën e dhimbshme në të cilën kë ranë Bashkimi Evropian së bashku me këto zgjedhje.

Faktikisht Bashkimi Evropian numërimin e fundit drejt zeros e filloi me anëtarësimin e palës greko-qiprote. Pasi Unioni ndërkohë ishte duke shkelur qartë principin dhe rregullat e shkruara.

Sipas Bashkimit Evropian rajonet problematike nuk do të pranoheshin në Union. Dhe ishulli i Qipros për shkak të racistëve grekë, me gjenocidin ndaj turqve ishte një rajon problematik që nga viti 1960. Terroristi Nikos Samson dhe Kryepeshkopi i Qipros Makarios që e mbështeste atë, e kishin kthyer vendin në një pellg gjaku dhe çdo ditë masakronin dhjetëra turq; fëmijë, gra, të moshuar, të sëmurë dhe civilë turq pa bërë asnjë diferencim. Edhe Shteti i Republikës së Turqisë nga e drejta që i lindte nga marrëveshjet ndërkombëtare, masakrën e shkaktuar nga racistët grekë në ishullin e Qipros e pengoi me operacion ushtarak. Atë ditë ushtarët turq u përballën me një entuziazëm dhe lumturi të madh jo vetëm nga turqit e Qipros por edhe nga greko-qipriotët të cilët përkrahnin paqen, unitetin dhe që ishin kundër racizmit grek.

Pasi Turqia ndaloi gjenocidin e filluar në Qipro dhe pengoi spastrimin etnik, në Ishull u krijua gjendja defakto. Në vitin 1983 duke shpallur pavarësinë turqit e Qipros themeluan Republikën Turke të Qipros së Veriut.

Vendet e Evropës nuk e njohën shtetin turk të Qipros. Pas disa vjetësh u krijua Bashkimi Evropian dhe duke rënë ndesh me principet e themelimit, në vitin 2004 mori Qipron në Union, pra tokat që gjendeshin të pushtuara nga greko-qipriotët. Së bashku me këtë ngjarje Bashkimi i madh Evropian, politikën në lidhje me Turqinë ia hipotekuan regjimit pushtues greko-qipriot që ndodhet në jug të Qipros.

Brenda procesit të arritur duket se strategjia e zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk është vendosur mbi vlerat e Evropës që ‘tregtohen” në botë por sikur ajo bëhet në kuadër të besimit të Evropës. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian u kujdesën që të mbajnë gjithmonë të mbyllura dyert e tyre për Turqinë që në krahasim me shumicën e tyre ka një ekonomi më të fuqishme dhe që është më e gjallë nga pothuajse gjithë Evropa dhe që ka një strukturë shoqërore shumë kulturore.  

Në procesin e anëtarësimit, Turqisë ju vunë aq shumë kushte sa nuk i ishin vënë asnjë vendi tjetër. BE-ja nuk u mjaftua me kaq, me ndryshimin e kryesuesve të radhës ndryshuan edhe marrëdhëniet, negociatat e anëtarësimit dhe fati i kapitujve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

Bashkimi Evropian që mburret me multikulturën me mbylljen fortë të dyerve përballë Turqisë kaloi në një tranzicion të shpejtë politik. Ndikimi i Bashkimit Evropian mbi politikën botërore degradoi në mosdëgjim. Për shembull në krizën e Ukrainës, Lideri i Rusisë as nuk i konsideroi deklaratat, kërkesat dhe kërcënimet e Bashkimit Evropian dhe as nuk u ktheu përgjigje.

Sigurisht që rezistenca e Bashkimit Evropian ndaj multikulturës  u bë shkak për rritjen dhe fuqizimin e racizmit në rajon dhe rrymave politike tjetërsuar (që izolojnë komunitete të caktuara). Vala e nacionalizmit të sjell ndërmend vitet 1930.

Edhe demokracinë që vjen në krye të vlerave që e bëjnë Evropën Evropë, nuk patën problem që ta lejnë mënjanë kur bëhet fjalë për interesat.

Për shembull; Bashkimi Evropian jo vetëm që nuk tregoi asnjë reagim qoftë vetëm me fjalë ndaj gjeneralit Sisi, i cili masakroi mijëra egjiptianë dhe rrëzoi me grusht ushtarak Presidentin Muhammed Mursi i zgjedhur me votat e popullit, por kryeqytetet e Bashkimit Evropian nga  Anglia e Kontinenti i Evropës shtrua tapetin e kuq nën këmbët e gjeneralit diktator me duar të përgjakura. Ndaj tij u zbatua një protokoll shtetëror i klasës së parë.

Bashkimi Evropian mbeti i heshtur për një kohë të gjatë ndaj tentativës së grushtit të shtetit të organizatës ndërkombëtare të armatosur terroriste gyleniste më 15 korrik në Turqi kundër presidentit të zgjedhur nga më shumë se gjysma e popullit dhe qeverisë turke. Vendet anëtare dhe institucionet e Bashkimit Evropian, që duhet të heshtnin nga turpi pasi populli turk mposhti tentativën dhe puçistët, dolën kundër kërkimit llogari të Turqisë nga puçistët kriminelë në kuadër të drejtësisë ndërkombëtare. Bashkimi Evropian, që duhet të zinte vend pranë mijëra civilëve turq të vrarë dhe të plagosur nga avionët, helikopterët, tanket dhe snajperët, preferoi të zinte vend pas gjeneralëve terroristë gylenistë puçistë kriminelë.

Dhe tërë bota veçanërisht vendet islame e panë këtë kontradiktë. ‘Pudra’ në fytyrën e Bashkimit Evropian ra tërësisht. Shumica e popullit turk që prej gjysmë shekulli kërkonte të hynte në Union, tashmë nuk dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Jo vetëm turqit por edhe të gjithë banorët e vendeve të zhvilluara të Bashkimit Evropian duke filluar nga italianët, spanjollët e holandezët kërkojnë të dalin nga Bashkimi Evropian.

Aventura e Bashkimit Evropian zgjati shumë pak. Ndërkohë që nga Carta Magna e deri më sot demokracia, liria, e drejta globale dhe vlerat globale si të drejtat dhe liritë e njeriut të Evropës janë konsumuar në këtë kohë të shkurtër. Dhe sot Evropa nuk ka asnjë vlerë për ti tregtuar botës. Bashkimi Evropian jo vetëm ka hyrë në procesin e rrëzimit por dhe ky proces është i pa kthyeshëm. Si thoshte grupi rrok i viteve të rinisë sime “Europe”? Numërim drejt zeros, pra The final countdown…

 



Lajme të ngjashme