Ja disa nga presidentët e shkarkuar ndër vite

Më poshtë vijon një listë e presidentëve që janë bërë objekt i një procesi largimi apo të detyruar për t’u dorëhequr pas procedurës të ndërmarrë kundër tyre.

Ja disa nga presidentët e shkarkuar ndër vite

Presidentja koreanojugore, Park Geun-Hye, i bashkohet listës së presidentëve që janë bërë objekt i një procesi largimi apo të detyruar për t’u dorëhequr pas procedurës të ndërmarrë kundër tyre.

Deputetët koreanojugorë votuan sot largimin e Park Geun-Hye pas një skandali për korrupsion. Park e mban titullin e saj për aq kohë sa Gjykata Kushtetuese do të vendosë ose jo, por pushtetet e saj të shumta i transferohen kryeministrit.

– Larguar nga Parlamenti –

– BRAZIL: Presidentja, Dilma Rousseff, zgjedhur në vitin 2010, u shkarkua më 31 gusht 2016 nga më shumë se dy të tretat e senatorëve që e shpallën fajtore për trukimin e llogarive publike, në përfundim të një procedure shumë të kundërshtuar.

– VENEZUELË : Presidenti, Carlos Andres Perez, akuzuar për përvetësim dhe pasurim të paligjshëm, është larguar nga funksionet e tij në maj 1993, por shkarkimi i tij u konfirmua nga Kongresi më 31 gushtin pasardhës.

Përveç të tjerave, presidenti aktual, Nicolas Maduro është kërcënuar për një referendum të mundshëm revokues, kërkuar nga opozita në sfondin e pakënaqësive popullore, por procedura e të cilit është ngrirë nga autoritetet zgjedhore.

– EKUADOR: Abdala Bucaram, akuzuar për shpërdorim të fondeve publike, u shkarkua më 6 shkurt për paaftësi fizike dhe mendore, gjashtë muaj pas betimit.

Në prill të vitit 2005 në kuadër të një revolte popullore, presidenti Lucio Gutierrez, akuzuar për punësimin e të afërmve të tij në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë, u shkarkua gjithashtu nga Parlamenti.

– PERU : Alberto Fujimori u shkarkua më 21 nëntor 2000 për paaftësi morale të përhershme. Ai u largua nga Peruja. U ekstradua nga Kili dhe u dënua me 25 vjet burg për masakra civile dhe korrupsion.

INDONEZI : Abdurrahman Wahid, akuzuar për mungesë kompetencash dhe korrupsion u shkarkua më 23 korrik nga Parlamenti.

– LITUANI : Rolandas Paksas u shkarkua më 6 prill 2004 për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe dhe mungesë të betimit kushtetues. Ai u akuzua se i kishte dhënë kombësinë një biznesmeni me origjinë ruuse, mbështetësit kryesor financiar.

PARAGUAI : Fernando Lugo u shkarkua më 22 qershor 2012 për mospërmbushje të funksioneve pas një operacioni policor kundër fermerëve pa tokë të keqtrajtuar (17 të vdekur).

– Të detyruar të dorëhiqen –

– BRAZIL : Fernando Color de Mello, akuzuar për korrupsion, jep dorëheqjen më 29 dhjetor 1992 në hapje të procesit të shkarkimit para Senatit.

– IZRAEL : Pas një çështjeje për evazion fiskal dhe korrupsion, presidenti Ezer Weizman jep dorëheqjen në korrik të vitit 2000 duke preferuar të mënjanohet se sa të përballej me një procedurë shkarkimi.

Në qershor 2007, presidenti Moshe Katzav, akuzohet për përfshirje në një skandal seksual, jep dorëheqjen gjithashtu, pas një kompromisi me drejtësinë që i mundësonte t’i shpëtonte burgosjes.

– GJERMANI : Presidenti federal, Christian Wulff është detyruar të japë dorëheqjen në shkurt 2012, pas heqjes së imunitetit.

– GUATEMALA : Otto Perez, akuzuar për drejtimin e një sistemi korruptiv në dogana i është hequr imuniteti nga një votim në Parlament më 1 shtator 2015. Duke rrezikuar shkarkimin, ai dorëhiqet dy ditë më pas dhe vendoset në paraburgim.

– Procedurat e papërfunduara –

Presidentë të tjerë u bënë objekt i një procedure shkarkimi, por pa përfunduar ashtu si Boris Jelcin në Rusi (1999), Luis Gonzalez Macchi në Paraguaji (2003), Roh Moo-Hyun në Korenë e Jugut (2004) dhe Hery Rajaonarimampianina në Madagaskar (2015).

Në SHBA, dy herë, Dhoma e përfaqësuesve votoi fajësimin në kuadër të shkarkimit të presidentit, për Andrew Johnson (në 1868) dhe Bill Clinton (në 1999).

- Nga Florence De Marignan -



Lajme të ngjashme