Afrika i mbyll dyert FETO-s

Fondacioni Arsimor i Turqisë Maarif (TMV) deri më sot ka lidhur marrëveshje për të marrë përsipër administrimin e shkollave të Organizatës Terroriste Fetullah (FETO) në 5 vende të ndryshme të botës.

somali fetö okullar.jpg
fetonun okulları.jpg
FETÖ okulları - Azerbaycan.jpg

Edhe pse kanë kaluar vetëm 3 muaj nga themelimi i tij, Fondacioni Arsimor i Turqisë Maarif (TMV), ka shënuar një sukses të madh. 

Deri më tani janë firmosur marrëveshjet për kalimin nën administrimin e Fondacionit Maarif të shkollave të Organizatës Terroriste Fetullah (FETO) në 5 shtete.

Ndërkohë që pas kryerjes së veprimeve përkatëse, shkollat e FETO-s në Somali dhe Guine i kanë kaluar TMV-së, kurse në Çad dhe Senegal janë firmosur marrëveshjet me qeveritë e këtyre vendeve për kalimin e shkollave të FETO-s tek Fondacioni Maarif. Ndërkohë në Sudan janë në përfundim procedurat për kalimin e shkollave nën administrimin e TMV-së.

Pas bisedës që Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) pati me Presidentin e Benin-it, Patrice Talon, thuhet se Benin-i ka vendosur që të mbyllë 3 shkollat e FETO-s në këtë vend dhe t'ia kalojë ato Fondacionit Maarif.

Me përfundimin e procedurave të marrjes në dorëzim të këtyre shkollave, Fondancioni Maarif do të ketë nën administrim brenda një kohe të shkurtër gjithsej 21 shkolla, nga të cilat 5 janë në Guine, 3 në Çad, 2 në Somali, 2 në Sudan, 3 në Benin dhe 6 në Senegal.

Zyrtarë të këtij fondacioni kanë vizituar brenda 3 muajve 15 vende nga rreth 100 shtete, ku ka shkolla të FETO-s. Ndërkohë theksohet se Maarif pritet të finalizojë nismën edhe në 10 vende të botës.

Ata nuk i japin emrat e vendeve në fjalë, për të mos u përballur me ndonjë problem, por theksojnë se në vizitat që zhvillojnë shoqërohen nga zyrtarë të Ministrisë turke të Arsimit Kombëtar si dhe diplomatë.

Fondacioni Maarif sot është aktiv në Evropë, Afrikë, Australi dhe Azi dhe synon që brenda 1 viti të zgjerojë aktivitetin në rreth 100 vende ku ka shkolla të FETO-s.

 



Lajme të ngjashme