Annan: Birmania të respektojë të drejtat e civilëve

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Kofi Annan, i ka bërë thirrje ushtrisë së Birmani (Mianmarit) të respektojë të drejtat e civilëve në vend.

Annan: Birmania të respektojë të drejtat e civilëve

Annan i cili ka shkuar në Birmani (Mianmarit) në kuadër të hetimeve për shkeljen e të drejtave të civilëve nga ushtria e këtij vendi përmes komisionit hetimor, ka zhvilluar një konferencë për mediat.

Një sulm i armatosur ka ndodhur më 9 tetor ndaj postave kufitare në rajonin Arakan të Birmanisë. Si pasojë e sulmit të paktën 13 ushtarë humbën jetën dhe 29 u plagosën. Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje autoritetet dislokuan një numër të madh forcash në rajon dhe nisi një operacion i gjerë.

Grupet solidarizuese Rohinga thonë se si pasojë e këtyre operacioneve të paktën 400 myslimanë të Arakanit kanë humbur jetën. Ndërkohë autoritetet qeveritare thonë se numri i të vdekurve është 86.

Rajonet Maungdaw dhe Yathay Taung njihen nga OKB si rajonet që kanë përjetuar më shumë padrejtësi. Ky popull në këtë rajon njihet si myslimanët e Arakanit, ose ndryshe Rohinga.

Si pasojë e përleshjeve mes budistëve dhe myslimanëve në vitin 2012 një numër i madh myslimanësh humbën jetën, qindra shtëpi dhe biznese u shembën, ndërsa mijëra Rohinga u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë kjo popullatë njihet si pakicë etnike në këtë vend. Nga ana tjetër radikalët budistë dalin kundër njohjes së tyre si pakicë etnike. 



Lajme të ngjashme