Stoltenberg :Bashkëpunimi BE-NATO ruan lidhjen me ShBA

Në një deklaratë që bëri në Bruksel, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se mënyra më e mirë për të larguar shqetësimet e shfaqura në Evropë nga zgjedhja e Donald Trump është forcimi i bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s.

Stoltenberg :Bashkëpunimi BE-NATO ruan lidhjen me ShBA

Mënyra më e mirë për të larguar shqetësimet e shfaqura në Evropë nga zgjedhje e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është forcimi i bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s, u shpreh të martën Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg.

«Mjaft pyetje janë parashtruar në lidhje me forcën e lidhjeve transatlantike», deklaroi ai duke iu referuar shqetësimeve dhe dyshimeve të shfaqura pas fitores së miliarderit populist në zgjedhjet presidenciale amerikane.

«Mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve është forcimi i bashkëpunimit mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian», shtoi Stoltenberg.

Ky i fundit dha këtë deklaratë në fillim të një takimi të ministrave te Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s.

Sot, në ditën e parë të një takimi dyditor, ministrat do të miratojnë rreth 40 masa që shënojnë forcimin e bashkëpunimit me BE-në, ku parimi kryesor u miratua në samitin e fundit të NATO-s në Varshavë në korrik.



Lajme të ngjashme