Kerry: Izraeli shkon drejt një rruge të rrezikshme

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se vendbanimet e reja që vazhdon të ndërtojë Izraeli në territoret palestineze janë një pengesë në emër të paqes ndërmjet dy vendeve, ndërsa theksoi se Izraeli po shkon drejt një rruge të rrezikshme.

Kerry: Izraeli shkon drejt një rruge të rrezikshme

Në fjalimin që mbajti në konferencën vjetore të forumit SabanInstitutin Brookings në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Uashington, Kerry vlerësoi edhe çështjen Palestinë-Izrael.

Kerry reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit, Beniamin Netanjahu në forumin “Saban”, se “politika e ngulitjes së hebrenjve nuk përbënte pengesë në bisedimet e paqes”.

“Nuk pajtohem me fjalët e Netanjahut, kur thotë që politika e ngulitjes nuk pengon bisedimet e paqes. Nuk ka nevojë që të mashtrojmë vetveten. Nuk mund të anashkaloni çdo gjë dhe të thoni që kjo nuk ka asnjë efekt”, u shpreh shefi i diplomacisë amerikane.

Problemi që ka Izraeli me Palestinën nuk intereson vetëm këto dy vende, pasi nga ky konflikt ndikohet edhe marrëdhënia ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe, tha John Kery.

Nuk do të ketë një marrëveshje të ndarë paqeje ndërmjet botës arabe dhe Izraelit, në qoftë se ky i fundit nuk rregullon më parë marrëdhëniet që ka me Palestinën”, nënvizoi ai.

Kerry tha se Izraeli nuk mund të vazhdojë njëherësh edhe nismën për një zgjidhje me dy shtete, edhe politikën e ngulitjes së hebrenjve në territoret palestineze, duke shtuar se Tel-Avivi duhet të zgjedhë njërën prej këtyre të dyjave.



Lajme të ngjashme