Decentralizimi shikohet si zgjidhje e vetme për Sirinë

Diplomacia e BE theksoi se decentralizimi i pushtetit në Siri mund të ishte një prej çelësave për qetësimin dhe stabilizimin e këtij vendi.

623745
Decentralizimi shikohet si zgjidhje e vetme për Sirinë

Diplomacia e Bashkimit Evropian theksoi se decentralizimi i pushtetit në Siri mund të ishte një prej çelësave për qetësimin dhe stabilizimin e këtij vendi të shkatërruar nga lufta që prej gjashtë viteve, sipas një dokumenti pune që AFP ka mundur ta sigurojë.

Ky dokument, i hartuar nga shërbimet e Federica Mogherinit në mes të muajit nëntor është fryt i reflektimit të kërkuar nga ajo që drejton diplomacinë evropiane përsa i përket mjeteve për stabilizimin dhe rindërtimin e Sirisë.

Në muajin tetor Mogherini mori një mandat nga 28 vendet e Bashkimit Evropian për të nisur një dialog me fuqitë e mëdha të Lindjes së Mesme (Iran, Arabie Saudite, Turqi) dhe opozitën siriane.

“Sfida në Siri është ndërtimi i një sistemi politik në të cilin komunitetet e ndryshme dhe të rajonit të vendit të mund të jetojnë në paqe së bashku, në një kuadër politik unik”, thuhet në dokumentin e punës.

“Kjo duket shumë e vështirë pas ndarjeve të trashëguara nga një luftë e gjatë civile”, shton dokumenti duke ditur se sistemi politik në vend ka mundësuar shfaqjen e këtij konflikti dhe nuk do të krijojë stabilitet afatgjatë apo rritje ekonomike të nevojshme”, sipas dokumentit.

Dokumenti citon objektivat që duhen arritur për një Siri në paqe, një qeveri legjitime, të përgjegjshme, një sistem politik pluralist dhe një ushtri kombëtare unike.

Ai kujton se Kushtetuta e vitit 1973 i ka përqendruar pushtete në duart e presidentit, ndërkohë që pjesa më e madhe e opozitarëve të regjimit të Assad kërkojnë një rikthim të tekstit të vitit 1950 që i jep më shumë rëndësi Parlamentit.

Mes pistave të sugjeruara, bën pjesë një decentralizim më i madh, me një rishpërndarje të mundshme të kompetencave shtetërore (shëndetësi, arsim, transport, polici) drejt guvernatorëve, që janë 14 në numër dhe distrikteve dhe nëndistrikteve.

“Një reformë e tij mund të ndihmojë në garantimin e bashkimit të vendit duke shmangur rrezikun për një përkeqësim të situatës në Siri”, vijon dokumenti.



Lajme të ngjashme