Në kandidaturën për mandatin e katërt Merkelin e presin sfida të vështira

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pritet që të sigurojë mbështetjen e partisë së saj konservatore në konferencën e javës së ardhshme për një mandat të katërt.

623036
Në kandidaturën për mandatin e katërt Merkelin e presin sfida të vështira

Kancelarja gjermane po përballet me atë çka mund të konsiderohet si periudha më e vështirë e 11 viteve të saj në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Me asnjë paraardhës në horizont dhe me dështimin e kundërshtarëve të saj të politikës për të nxjerrë ndonjë kandidat të besueshëm alternativ, kancelarja gjermane, Merkel, 62-vjeçe, është favorite për të fituar zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Vendimi i Merkelit për të kryesuar sërish fushatën e partisë së saj, Bashkimit Kristiandemokrat (CDU) në zgjedhjet e ardhshme të shtatorit është një sinjal stabiliteti në një botë të pasigurt”, deklaroi Hajo Funke, politolog në Universitetin e Lirë të Berlinit.

“Është e rëndësishme për Gjermaninë që të mbajë një figurë të fortë si shef i CDU dhe si kancelar”, tha Gottfried Ludewig, një delegat i partisë nga Berlini.

“Ajo ka treguar se mund të qeverisë më së miri Gjermaninë edhe në kohë të vështira”, shtoi ai.

Planet e kancelares për të drejtuar sërish vijnë kundër një sfondi të kërcënimeve të reja ndaj Evropës nga rritja e nacionalizmit, forcave populiste dhe një Shtëpie të Bardhë të paparashikuar pas fitores së zgjedhjeve të muajit të kaluar nga miliarderi njujorkez, Donald Trump.



Lajme të ngjashme