Gjermani - Kapet lideri i DHKP-C Musa Asoglu

Njëri prej udhëheqësve të lartë të organizatës terroriste DHKP-C, është ndaluar në Gjermani me akuza për anëtarësim në organizata të huaja terroriste.

623140
Gjermani - Kapet lideri i DHKP-C Musa Asoglu

Njëri prej udhëheqësve të lartë të organizatës terroriste DHKP-C, është ndaluar në Gjermani me akuza për anëtarësim në organizata të huaja terroriste.

Shtetasi i Holandës, Musa Ashollu (Musa Aşoğlu) 55-vjeçar, është ndaluar në Hamburg.

I dyshuari ishte pjesë e hierarkisë së strukturimit të organizatës terroriste DHKP-C në Evropë dhe kryente detyra të ndryshme me direktiva të liderëve të organizatës.

Së fundmi i dyshuari ishte në detyrë e të ashtuquajturit “përgjegjësit për Evropë”.

Ndërkaq detyra më e rëndësishme e të dyshuarit ishte dhënia e direktivave për gjetjen e burimeve financiare për organizatën terroriste dhe mbledhja e donacioneve.

Musa Ashollu do të paraqitet para gjykatësit me kërkesë për arrestimin e tij.

Ashollu ndodhej në kategorinë e kuqe të listës së terroristëve të shpallur nga Ministria e Brendshme turke, për të cilin ishte shpallu shpërblim prej 4 milionë lirave turke.

Në kategorinë e kuqe të kësaj liste janë përfshirë liderët e organizatave terroriste.

Ende nuk është dhënë ndonjë informatë në lidhje me ekstradimin e terroristit në Turqi.



Lajme të ngjashme