Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Johnson përgënjeshtron qëndrimin e dyfishtë për emigracionin

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, një nga mbështetësit kryesorë të “Brexit” përgënjeshtroi se ka përdorur një gjuhë të dyfishtë në lidhje me imigracionin.

Johnson përgënjeshtron qëndrimin e dyfishtë për emigracionin

Johnson në prag të fjalimit të tij më të rëndësishëm mbi politikën e jashtme të Britanise së Madhe iu përgjigj një pyetjeje mbi disa artikuj të publikuar në media se ai ishte shprehur në favor në planin personal për lëvizjen e lirë të shtetasve të Bashkimit Evropian gjatë një takimi me ambasadoret e BE-së.

“Unë jam një liberal internacionalist. Besoj se imigracioni mund të jetë shumë i dobishëm. Ndërsa ushtroja postin e kryebashkiakut të këtij qyteti fantastik të Londrës kam konstatuar përfitime për ekonominë tonë. Por, kam deklaruar gjithashtu gjatë takimit me ambasadorët se është e domosdoshme ushtrimi i kontrolleve”, u shpreh ai në përfundim të fjalimit në Chatham House, një qendër hulumtimi londineze.

I pyetur mbi faktin se ai mund të përdorë një qëndrim të ndryshëm në planin privat dhe në publik, ai iu përgjigj se nuk ishte e vërtetë.

Kreu i diplomacisë i cili mban ketë post pas referendumit për daljen nga BE-ja më 23 qershor, e cilësoi këtë histori si “qesharake”.



Lajme të ngjashme