Siri – Vriten terroristë të huaj të YPG-së

Në operacionin ajror të kryer nga avionët turq më 26 nëntor në Munbiç të Sirisë ndaj objektivave të YPG-së u neutralizuan 2 vullnetarë të YPG-së, njëri me shtetësi amerikane dhe tjetri me shtetësi gjermane.

Siri – Vriten terroristë të huaj të YPG-së

Në Siri janë vrarë militantë amerikanë dhe gjermanë të YPG-së.

Në operacionin ajror të kryer nga avionët turq më 26 nëntor në Munbiç të Sirisë ndaj objektivave të YPG-së, krahu i organizatës terroriste separatiste PKK në këtë vend, u neutralizuan 2 vullnetarë të YPG-së, njëri me shtetësi amerikane dhe tjetri me shtetësi gjermane.

Burime të Munbiçit njoftuan se në operacionin ajror të avionëve turq kanë vdekur Michele Israel, e njohur me kodin “Robin Agiri” nga shteti i Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Anton SJK, e njohur me kodin “Zana Civan” nga qyteti Bielefel i Gjermanisë.

Amerikania Israel në muajin qershor kishte shkuar në Siri dhe ishte bashkuar me radhët e organizatës terroriste YPG, kurse SJK me shtetësi gjermane kishte shkuar në shtator.



Lajme të ngjashme