BE-ja kritikohet për neglizhencë në mbrojtjen e fëmijëve emigrantë

Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare nuk bëjnë mjaft përpjekje për mbrojtjen e fëmijëve, që u janë shkelur të drejtat...

BE-ja kritikohet për neglizhencë në mbrojtjen e fëmijëve emigrantë

Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare nuk bëjnë mjaft përpjekje për mbrojtjen e fëmijëve, që u janë shkelur të drejtat.

Kjo kritikë vjen nga 78 organizata për të drejtat e njeriut, në mesin e të cilave renditen Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe "Save the Children".

Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga 78 organizatat në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, pas Forumit Evropian të të Drejtave të Fëmijëve, u tha se Bashkimi Evropian vazhdimisht është duke bërë shkelje të të drejtave të fëmijëve.

Mes të tjerash, në komunikatë thuhet se fëmijët në mbarë Evropën përpiqen të mbijetojnë në kushte shumë të vështira, ndërsa tërhiqet vëmendja se ata janë të privuar nga të drejtat themelore si shëndetësia dhe arsimi, ndërkohë që kjo është ndikuar nga proceset e strehimit dhe azilit.

Përmes kësaj komunikate iu bë thirrje BE-së që të hartojë një plan gjithëpërfshirës, të bëjë reforma të sistemit të kërkimit të azilit dhe me anë të politikave të mbahen në plan të parë fëmijët emigrantë, si dhe të bëhen rregullimet e nevojshme në fusha si forcimi i financimit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve.

Policia evropiane (Europol) kishte bërë të ditur se gjatë fluksit të emigrantëve në Evropë kanë humbur gjurmët e mbi 10 mijë fëmijëve emigrantë, që kanë qenë të regjistruar në vendet e mbërritjes.

Mbretëron shqetësimi se fëmijët e humbur mund të kenë rënë në duart e trafikantëve të qenieve njerëzore.

Europoli gjithashtu paralajmëroi se fëmijët pa mbikëqyrje mund të detyrohen nga bandat kriminale në mbarë Evropën që të kthehen në skllevër dhe në punëtorë seksi.



Lajme të ngjashme