ShBA - 8 të vrarë në Chicago gjatë kremtimit të festave të Ditës së Falënderimit

Policia e Chicagos ka konfirmuar numrin e të vdekurve dhe të plagosurve gjatë sulmeve që ndodhën në mbarë qytetin.

ShBA - 8 të vrarë në Chicago gjatë kremtimit të festave të Ditës së Falënderimit

Gjatë sulmeve të armatosura në Chicago, SHBA, që ndodhën gjatë festimeve të Ditës së Falënderimeve, janë vrarë së paku tetë persona, ndërsa 58 të tjerë janë plagosur.

Policia e Chicagos ka konfirmuar numrin e të vdekurve dhe të plagosurve gjatë sulmeve që ndodhën në mbarë qytetin.

Gjatë festës, mes datës 23 dhe 27 nëntor, u kryen dhjetëra sulme në Chicago.

Sipas informacioneve të fundit, gjatë sulmeve të armatosura në Chicago gjatë vitit 2016 janë vrarë 650 persona, ndërsa janë plagosur 4.031 të tjerë.


Fjalët Kyçe: sulme , Dita e Falënderimit , Chicago , ShBA

Lajme të ngjashme