Siri - Regjimi intensifikon sulmet në Halep

Në sulmet e fundit janë vrarë 46 ndërsa u plagosën 325 persona.

618416
Siri - Regjimi intensifikon sulmet në Halep

Regjimi i Esadit intensifikon sulmet ndaj rajonit të Halepit të kontrolluar nga ana e opozitarëve.

Në sulmet e fundit janë vrarë 46 ndërsa u plagosën 325 persona.

Si pasojë e sulmeve intensive ekipet e mbrojtjes civile nuk mund të fillojnë punimet e kërki-shpëtimit.

Vëzhguesi Sirian me seli në Angli njoftoi se forcat e regjimit arritën të vënë nën kontroll vendbanimin Mesekin Hanano, që ishte vendbanimi më të madh që ndodhej në duart e opozitarëve.

Në sulmet e ndërmarr prej 15 nëntorit e këtej ndaj zonave të kontrolluara nga opozitarët në Halep, janë vrarë 508 civilë dhe janë plagosur 871 të tjerë.

Në anën tjetër një grup i sirianëve organizoi protesta në nënprefekturën Azez në veri të Halepit, në shenjë përkrahjeje për banorët e mbetur në zonat e rrethuara.

Në protestat e organizuar në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar të Damaskut morën pjesë me qindra sirianë.

Protestuesit në duar mbanin pankarta me mbishkrime “Shpëtoni Halepin”, “Familjet tona ndodhen në Halep”, “Halepi po digjet”, “Në Halep kryhen masakra”, etj.


Fjalët Kyçe: #sulme , #regjimi i Esadit , #Halep , #Azez , #Siri

Lajme të ngjashme