Kryqi i Kuq: Situata në Halep përkeqësohet nga dita në ditë

Situata humanitare në brendësi të lindjes së Halepit, është përkeqësuar nga dita në ditë duke qenë se qeveria siriane vazhdon të sulmojë zonat e banuara, deklaroi një zyrtar i Kryqit të Kuq.

Kryqi i Kuq: Situata në Halep përkeqësohet nga dita në ditë

”Rezervat ushqimore janë të pakta duke bërë që çmimet e artikujve ushqimorë bazë të tilla si bukë, miell, thjerrëza dhe qumësht të ngrihen në shifra alarmante”, tha Ingy Sedky, zëdhënësja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) në Damask.

Sedky shtoi se karburanti është në një gjendje kritike në lagjet më të mëdha të qytetit dhe se shumë njerëz janë të privuar krejtësisht nga energjia elektrike dhe ngrohja në sezonin aktual të dimrit.

“Furrat e bukës, spitalet dhe shtëpitë janë të gjitha të varura nga gjeneratorët dhe në disa raste gjeneratorët komunalë kanë qenë të mbyllur duke lënë civilët në lagje të shumta pa pasur akses në asnjë lloj formë të energjisë elektrike”, tha ajo.

Më shumë se një e katërta e një milion njerëzve janë të bllokuar në lindje të Halepit.

OKB-ja është përpjekur që në fillim të këtij muaji që të arrijë një marrëveshje, që do të lejonte hyrjen e furnizimeve të ndihmës dhe evakuimin e njerëzve të plagosur.

“Kemi nevojë urgjente për garancitë e duhura të sigurisë nga të gjithë ata që luftojnë në Halep në mënyrë që të mund të bëjmë punën tonë dhe t’u japim ndihmën humanitare popullit”, deklaroi Sedky duke shtuar se organizata e saj nuk ka qenë në gjendje të hyjë në këto zona  që nga muaji prill.



Lajme të ngjashme