Schulz lë Brukselin për t’iu përkushtuar politikës gjermane

Sipas medias gjermane Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz do ti rikthehet politikës gjermane për të kryesuar listën e socialdemokratëve në landin e Renanit Verior-Vestfali në zgjedhjet e ardhshme të shtatorit 2017.

Schulz lë Brukselin për t’iu përkushtuar politikës gjermane

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz do të përfundojë përvojën e tij politike në Bruksel dhe do t’i përkushtohet politikës gjermane, njoftoi vetë politikani i lartë, cituar edhe nga televizioni gjerman, ARD si edhe nga agjencia e lajmeve, DPA.

Lajmi bëhet i ditur edhe në faqen e parë të gazetës gjermane “Sueddeutsche Zeitung”.

Sipas së përditshmes së Mynihut “Schulz nuk do të propozohet për një mandat të ri në presidencën e Parlamentit Evropian, por do të kryesojë listën e socialdemokratëve në landin e Renanit Verior-Vestfali (landi më i madh në Gjermani), në zgjedhjet e ardhshme të shtatorit 2017”.

“Vendimi u komunikua të mërkurën në SPD-në e Renanisë së Vestfalisë Veriore”, shtoi gazeta.

Mbetet i paqartë fakti nëse Schulz do të garojë edhe për kancelarinë gjermane.



Lajme të ngjashme