Cook: I kuptojmë shqetësimet e Turqisë në lidhje me DAESH-in

Zëdhënësi Cook gjatë konferencës ditore për shtyp i bëri një vlerësim gjendjes së fundit në Munbiç dhe hapave që po hedh Turqia në rajon.

Cook: I kuptojmë shqetësimet e Turqisë në lidhje me DAESH-in

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se “Kuptojnë shqetësimet e Turqisë në lidhje me DAESH-in”.

“Shqetësimet për siguri që ndjen Turqia nga rreziku i DAESH-it janë të natyrshme, prandaj edhe ne vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me Turqinë në këtë drejtim”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), Peter Cook.

Zëdhënësi Cook gjatë konferencës ditore për shtyp i bëri një vlerësim gjendjes së fundit në Munbiç dhe hapave që po hedh Turqia në rajon.

Duke e bërë të ditur se kuptojnë shqetësimet e Turqisë në lidhje me DAESH-in dhe se janë në kontakte të vazhdueshme me Ankaranë në lidhje me YPG-në që është krahu i armatosur i PYD-së, fraksionit të PKK-së në Siri, zëdhënësi Cook duke aluduar në veriun e Sirisë tha se “Në këtë zonë ka disa tensionime dhe e kuptojmë këtë. I kuptojmë edhe shqetësimet e Turqisë”.

Në përgjigje të pyetjes se “A ka aktualisht elemente të YPG-së në Munbiç?”, zëdhënësi Cook u përgjigj duke thënë se “Kuadri i liderëve të YPG-së ka kaluar më herët në lindje të lumit Eufrat. Aktualisht në Munbiç ndodhen forcat vendore të cilat e mbrojnë rajonin nga kërcënimi i DAESH-it”.

Ndërsa në përgjigje të pyetjes se “A ka elemente të YPG-së në mesin e forcave vendore?”, Cook tha se “Nuk mund të konfirmoj 100% se prej nga vjen secili anëtarë”.

Ndërkaq në vlerësimin e bërë në lidhje me hapat që hedh Turqia ndaj kërcënimeve të DAESH-it, Peter Cook tha: “Shqetësimet për siguri që ndjen Turqia nga rreziku i DAESH-it janë të natyrshme, prandaj edhe ne vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me Turqinë në këtë drejtim”.

Ndërsa dihet se YPG-ja formon pjesën e madhe të Forcave Demokratike të Sirisë, të cilat përkrahen nga Uashingtoni.

Së fundmi avionët e Forcave Ajrore të Turqisë ndërmorën operacione ajrore ndaj 17 objektivave të DAESH-it dhe PKK/PYD në zonat Yilanli dhe Kurtviran të El Bab ku 4 objektiva janë qëlluar me saktësi të lartë.



Lajme të ngjashme