Tel-Avivi emëron Ambasadorin e ri për në Ankara

Ministria e jashtme izraelite njofton përmes një komunikate se “qeveria ka miratuar emërimin e diplomatit Naeh si ambasador në Ankara, një diplomat me përvojë që flet edhe turqisht”/

Tel-Avivi emëron Ambasadorin e ri për në Ankara

Qeveria izraelite miratoi emërimin e Eitan Naeh ambasador të Izraelit në Ankara.

Në komunikatën e lëshuar nga zyra e Zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se “qeveria izraelite ka miratuar emërimin e diplomatit Naeh si ambasador në Ankara. Më parë Naeh ka punuar në Turqi dhe e flet turqishten”.

Komunikata citon edhe një koment të Kryeministrit Beniamin Netanjahu për ambasadorin e ri izraelit në Ankara. “Nuk kam as dyshimin më të vogël që Naeh është një përzgjedhje e mire për këtë detyrë”, ka thënë Netanjahu.

Sipas komunikatës në fjalë qeveria e Tel-Avivit i uron suksese Naeh në detyrën e re dhe nënvizon se ai është një diplomat me përvojë de profesionist.



Lajme të ngjashme