Procesi i negociatave të Qipros në pikën e bllokimit

Përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Qipron, Espen Barth Eide dhe liderët e palëve u takuan sërish në Zvicër pas një jave...

Procesi i negociatave të Qipros në pikën e bllokimit

Në negociatat për zgjidhjen e problemit të Qipros që u mbajtën në qytezën Mont Pelerin të Zvicrës nuk u hodh ndonjë hap konkret dhe procesi erdhi deri në pikën e bllokimit.

Përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së  për Qipron, Espen Barth Eide dhe Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akinci e lideri i greko-qipriotëve, Nikos Anastasiadis u takuan sërish në Zvicër pas një jave.

Gjatë negociatave nuk u bisedua në lidhje me çështjet e territoreve, hartave dhe çështjet tjera.

Pas deklaratave të Kryeministrit grek, Aleksis Cipras në lidhje me garancat, palët zhvilluan bisedime deri në orët e vona të natës.

Pasi që pala greke e Qipros dhe Greqia nuk morën një qëndrim të prerë në lidhje me konferencën e mundshme pesëshe ku do të marrin pjesë edhe vendet garantuese Turqia, Greqia dhe Anglia, me anë të së cilës do të kalohej në fazën e fundit të negociatave, procesi erdhi deri në pikën e bllokimit.

Në rast të arritjes në konsensus në lidhje me kriteret, atëherë do të kalohet njëkohësisht në punimet mbi hartë në lidhje me kriteret e territoreve dhe përcaktimin e datës së konferencës pesëshe.

Ndërkaq në qoftë se nuk arrihet të përcaktohet data e kësaj konference atëherë marrëveshja me shkrim e dërguar liderëve nga ana e OKB-së do të anulohet dhe procesi do të bllokohet.



Lajme të ngjashme