Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Irak - 11 të vrarë dhe një numër i madh i të plagosurve në sulmet me bomba

Edhe pse ende askush nuk mori përsipër përgjegjësinë për sulmet, autoritetet irakiane përgjegjës mbajnë grupet e lidhura me DAESH-in.

Irak - 11 të vrarë dhe një numër i madh i të plagosurve në sulmet me bomba

Në sulmet me bomba të ndërmarra në pika të ndryshme të kryeqytetit Bagdad të Irakut janë vrarë 6 persona në mesin e të cilëve 1 ushtar, ndërsa edhe në mesin e 20 të plagosurve janë 4 ushtarë.

Në sulmin që si objektiv kishte makinën ushtarake gjatë patrullimit në zonën Et-Tevise në juglindje të Bagdadit ka humbur jetën një toger dhe u plagosën 4 ushtarë.

Ndërkaq në një sulm tjetër të ndërmarr para një restoranti në lagjen Sheik Omer në qendër të Bagdadit kanë humbur jetën 3 civil dhe u plagosën 7 të tjerë. Edhe në shpërthimin që ndodhi në afërsi të një tregu në qytezën Yusufiye janë vrarë 2 dhe u plagosën 9 persona.

Aktualisht askush nuk e mori përsipër përgjegjësinë për sulmet.

Në kryeqytetin Bagdad, ku përjetohen dobësitë e sigurisë, shumë shpesh ndodhin ngjarjet e dhunës dhe sulme me bomba, ndërkaq autoritetet irakiane mbrojnë qëndrimin se prapa sulmeve në fjalë ndodhen grupet e lidhura me organizatën terroriste DAESH.


Fjalët Kyçe: sulm me bombë , Bagdad , Irak , DAESH

Lajme të ngjashme