Guvernatori i Mosullit nuk jep datë për rimarrjen e qytetit

Guvernatori i Mosullit, Nevfel Hamadi Sulltan në një deklaratë për agjencinë turke të lajmeve AA tha se për momentin nuk ka një datë të qartë se kur do të përfundojë operacioni për çlirimin e Mosulit nga DAESH-i.

Guvernatori i Mosullit nuk jep datë për rimarrjen e qytetit

Në një deklaratë për agjencinë turke të lajmeve AA, Guvernatori i Mosullit, Nevfel Hammadi as-Sulltan tha se për momentin nuk ka një datë të qartë se kur do të përfundojë operacioni për çlirimin e Mosulit, që ndodhet në duart e organizatës terroriste DAESH.

I pyetur se kur mund të merret plotësisht kontrolli i qendrës së qytetit, Sulltan tha se kjo varet nga ajo se sa do ti qëndrojnë besnik planit forcat pjesëmarrëse në këtë operacion

Gjatë vitit të fundit struktura organizative e DAESH-it në Irak ka marrë goditje të mëdha, u shpreh Sulltan, duke sqaruar se DAESH-i vazhdon të mbajë ende në dorë 30% të provincës së Mosullit.

“Vazhdojnë operacionet për çlirimin e qytezave Telafar, Baaxh dhe Hazar. Ushtria e Irakut ka bërë plane të ndryshme për rimarrjen e këtyre zonave. Së shpejti do të kemi lajme të mira për popullin tonë”, tha Sulltan.

Guvernatori theksoi se për të mësuar atë që qytetarët e Mosullit duan apo jo një status rajonal, duhet mbajtur një referendum.

Para së gjithash siguria e Mosullit vazhdon të jetë për ne prioriteti më i madh, nënvizoi guvernatori Sulltan, ndërsa shtoi se banorët e Mosullit janë viktimë e politikës së gabuar të qeverisë së mëparshme të Irakut. .

Për spastrimin e qytetit të Mosullit nga organizata terroriste DAESH më 17 tetor 2016 forcat e ushtrisë irakiane bashkë me forcat peshmerge dhe Gardën e Ninevës, pjesa më e madhe e së cilës janë trajnuar nga ushtria turke në kampin Bashika, kanë filluar një operacion të shkallës së gjerë.



Lajme të ngjashme