Mburoja e Eufratit - Task Forca e opozitarëve vë nën kontroll edhe 2 vendbanime të tjera

Në luftimet e jetuara gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit” të filluar më 24 gusht nën kryesimin e Turqisë për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementet e terrorit kanë rënë dëshmorë 1 opozitarë.

Mburoja e Eufratit - Task Forca e opozitarëve vë nën kontroll edhe 2 vendbanime të tjera

Në luftimet e jetuara gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit” të filluar më 24 gusht nën kryesimin e Turqisë për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementet e terrorit ka rënë dëshmor 1 opozitar.

Në ditën e 87-të të operacioneve të fundit janë goditur 80 objektiva të DAESH-it dhe 1 të PYD/PKK-së. Në këtë sulm u shkatërruan strehimoret, pozicionet e mbrojtjes, shtabet, armë dhe makinat e përdorura nga organizatat terroriste DAESH dhe PYD/PKK.

Ndërkohë në zonën Al Kufayr në perëndim të El Bab, u ndërmorën dy sulme të ndara ndaj Forcave të Armatosura të Turqisë me çrast u plagosën lehtë 3 ushtarë.

Në anën tjetër në zonën Karadag, pjesëtarët e Task Forcës së opozitarëve me mbështetje nga toka arritën të vendosin kontrollin në 5 vendbanime.

Kështu që prej fillimit të operacionit e këtej forcat opozitare vendosën kontrollin në 212 vendbanime në një sipërfaqe 1 mijë e 760km².

Ndërkaq në luftimet e jetuara gjatë ditës ka rënë dëshmorë një ushtar opozitar dhe u plagosën 18 të tjerë.

Gjatë këtyre luftimeve janë neutralizuar 4 terroristë të PYD/PKK-së dhe 1 terrorist i DAESH-it.

Në zonat ku u vendos kontrolli u asgjësuan 3 mina dhe 12 mjete shpërthyese artizanale.

Në këtë mënyrë prej fillimit të operacionit e këtej janë asgjësuar 39 mina dhe 1 mijë e 587 mjete shpërthyese artizanale.



Lajme të ngjashme