Bogdanov: Turqia të luajë një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorit në Irak dhe Siri

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Mihail Bogdanov deklaroi se Putin për një kohë të gjatë është duke bërë thirrje për formimin e një fronti gjithëpërfshirës anti-terrorizëm.

Bogdanov: Turqia të luajë një rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorit në Irak dhe Siri

Përfaqësuesi i Posaçëm i Presidentit të Federatës së Rusisë, Vladimir Putin për Lindjen e Mesme dhe Zëvendësministri i Jashtëm, Mihail Bogdanov deklaroi se është e nevojshme që Turqia të luaj një rol të rëndësishëm për shkatërrimin e strofkave të terrorit në Siri dhe Irak.

Duke e bërë të ditur se Presidenti Putin për një kohë të gjatë është duke bërë thirrje për formimin e një fronti gjithëpërfshirës anti-terrorizëm, Bogdanov nënvizoi se edhe Turqia në këtë kuadër duhet të luaj një rol të rëndësishëm.

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në një program të organizuar në Moskë, Mihail Bogdanov tha se kanë kontaktuar edhe ekipin e Presidentit të 45-të të ShBA-së, Donald Trump për formimin e një fronti të tillë.   

“Jemi duke vendosur kontakte me persona të cilët mund të ndihmojnë presidentin e ri në Uashington. Shpresojmë që edhe udhëheqja e Uashingtonit në ikje, por edhe ajo e ardhshme do të veprojnë duke patur parasysh se kriza e Sirisë nuk do të zgjidhet pa Rusinë. Ne jemi të gatshëm për një dialog të hapur”, u shpreh Bogdanov.

Ai gjithashtu tha se japin përkrahje në armë dhe pajisje ushtarake qeverisë së Irakut në luftën e saj kundër DAESH-it dhe kështu kontribuojnë në ruajtjen e tërësisë territoriale të Irakut.



Lajme të ngjashme