Timmermans: FETO ka rol në tentativën për grusht shteti në Turqi

Zëvendëspresidenti i Parë i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, ka deklaruar se ka shenja në rritje që organizata terroriste FETO padyshim ka luajtur rol në tentativën për grusht shteti në Turqi.

Timmermans: FETO ka rol në tentativën për grusht shteti në Turqi

Timmermans i cili ka folur për revistën javore "Knack" në Belgjikë është shprehur se "Ka diçka të vërtetë në këtë çështje për turqit që shprehen se kanë vërejtur pak empati nga jashtë në lidhje me tentativën për grusht shteti." 

Duke vënë në dukje se Evropa e ka nënvlerësuar tentativën për grusht shteti, zyrtari i BE-së ka shtuar më tej se "Tashmë është e qartë se nuk janë të pakuptimta deklaratat e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në lidhje me rolin e lëvizjes Gülen në tentativën për grusht shteti. Në bazën e hulumtimeve në SHBA ka gjithnjë e më shumë shenja se lëvizja sigurisht ka luajtur një rol." 

Deklaratat e Timmermans janë të parat të një zyrtari të Komisionit Evropian që ka pranuar rolin e FETO-s në tentativën për grusht shtet. 

Ndërsa revista "Knack" në hyrje të intervistës ka vlerësuar se "Ditët e Fetullah Gülen janë të numëruara. Presidenti i zgjedhur në SHBA Donald Trump është shprehur se mund të ekstradojë liderin e lëvizjes Gülen. Edhe Komisioni i BE-së duket se nuk është kundër kësaj". 

Ndërkaq në anën tjetër pas publikimit të intervistës anëtarët e FETO-s në Belgjikë dhe Holandë kanë bërë deklarata ku kërkojnë që Timmermans të tërheqë fjalët e tij. 



Lajme të ngjashme