Mburoja e Eufratit - Opozitarët marrin nën kontroll zonën Karadag

Në luftimet e jetuara në ditën e 86-të të operacionit “Mburoja e Eufratit” të filluar më 24 gusht nën kryesimin e Turqisë për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementet e terrorit kanë rënë dëshmorë 2 opozitarë dhe u plagosën 8 të tjerë.

Në kuadër të operacionit në zonat e marra nën kontroll në rajonin Karadag aktualisht janë duke u zhvilluar punimet e vendosjes së sigurisë, të vëzhgimit, të përcaktimit të objektivave, rritjen e masave të mbrojtjes, spastrimin e minave dhe mjeteve shpërthyese artizanale dhe neutralizimin e objektivave të mundshme.

Prej fillimit të operacionit e këtej forcat opozitare vendosën kontrollin në 207 vendbanime mbi një sipërfaqe 1 mijë e 720km².

Gjatë operacioneve të fundit janë goditur 60 objektiva të DAESH-it dhe 3 të PYD/PKK-së. Në këtë sulm u shkatërruan strehimoret e përdorura nga organizatat terroriste DAESH dhe PYD/PKK, pozicionet e mbrojtjes, shtabet, armë dhe makinat.

Ndërkaq në zonat e çliruara nga DAESH-i ekipet për asgjësimin e minave dhe mjeteve shpërthyese, të cilat përkrahin opozitarët në këto zona, kanë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar 19 mjete shpërthyese artizanale.

Kështu prej fillimit të operacionit e këtej janë asgjësuar 36 mina, shumica të kurthuar dhe 1 mijë e 575 mjete shpërthyese artizanale.

Lajme të ngjashme