De Blasio: Njujorkezët kanë frikë nga Trump

Kryebashkiaku i metropolit të Nju-Jorkut zhvilloi një takim me Presidentin e ri të ShBA-së, Donald Trump.

De Blasio: Njujorkezët kanë frikë nga Trump

Kryebashkiaku i Metropolit të Nju-Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bill De Blasio i tha presidentit të ri Donald Trump se “Njujorkezët kanë frikë prej tij”.

Blasio, i cili u takua me Donald Trump në “TrumpTower”, pas takimit organizoi një konferencë për shtyp ku tha se gjatë takimit që zgjati një orë, ai shprehu mendimet e tij në lidhje me migracionin, “ndalimin dhe kontrollin e të dyshuarve” dhe në lidhje me reformën e taksave.

De Blasio gjatë takimit i tha Trump-it se “Shumica nuk e dinë këtë gjë, ne na mbrojnë 900 policë myslimanë që ndodhen në radhët e Departamentit të Policisë së Nju-Jorkut (NYPD)”, ndërsa shtoi se “Rivendosja e zbatimit për policinë ‘ndalo dhe kërko’ vetëm se do të shkaktoj një ndasi mes policisë dhe popullit, të cilën përpiqen ta mbrojnë”.

De Blasio gjithashtu tha se retorikat ofenduese të bëra nga Trumpi gjatë fushatës zgjedhore kundër amerikanëve me ngjyrë, myslimanëve, meksikanëve, personave me aftësi të kufizuar dhe grave kanë frikësuar popullin amerikan dhe se “Njujorkezët kanë frikë prej tij”.

Duke e bërë të ditur se gjatë takimit ai u përpoq për ti shpjeguar Trumpit frikën e komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Nju-Jork, kryebashkiaku Blasio i shprehu edhe shqetësimet nga ekstradimi i emigrantëve të jashtëligjshëm dhe ndalimi i hyrjes së myslimanëve në vend.

Blasio, i cili gjatë zgjedhjeve presidenciale përkrahte kandidaten e demokratëve, Hillary Clinton, në një prononcim të tij të mëhershëm në lidhje me Trump-in ka thënë se “Është i pamjaftueshëm për presidencë”, ndërsa edhe Trump për Blasion kishte thënë se “Është kryebashkiaku më i keq i Nju-Jorkut deri më tani”.



Lajme të ngjashme