Renzi ul flamurin e BE-së nga ndërtesa e kryeministrisë

Kryeministri i Italisë Matteo Renzi që kohët e fundit përjeton fërkime të mëdha me Bashkimin Evropian uli flamurin e BE-së nga ndërtesa e kryeministrisë.

Renzi ul flamurin e BE-së nga ndërtesa e kryeministrisë

Renzi që ka rënë ndesh me Francën dhe Gjermaninë në shumë tema bëri të ditur se Bashkimi Evropian qëndroi indiferent ndaj tragjedive të tërmetit që u përjetuan në Itali së fundmi dhe kishte vënë në diskutim se për çfarë shërbente Unioni.

Matteo Renzi që nuk merr pëlqimin e Bashkimit Evropian me masat e ekonomisë, me referendumin që parashikohet të zhvillohet muajin e ardhshëm dhe që ka në qendër reformat kushtetuese ka si objektivë që ti injektoi popullit ndjenjën e patriotizmit.

Tani për tani Renzi në takimet me personalitet shtetërore dhe në konferencat për shtyp ka ulur flamurin e BE-së dhe në planin e pasmë përdor vetëm flamurin italian.

Romano Prodi, ish Kryetar i Këshillit dhe një prej themeluesit e Bashkimit Evropian si dhe ish kryeministri i Italisë në lidhje me këtë tha: “Më copëtohet shpirti prej uljes së flamurit të BE-së nga Renzi. Shpresoj që ky të jetë një veprim i përkohshëm”.



Lajme të ngjashme