Pas vendosmërisë së Turqisë Amerika deklaron se YPG do të braktisë Munbiçin

Brett McGurk tha se tërheqja do të realizohet pasi të përfundojë trajnimi i fuqive lokale.

Pas vendosmërisë së Turqisë Amerika deklaron se YPG do të braktisë Munbiçin

Përfaqësuesi i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama për Luftën Kundër Organizatës Terroriste DAESH, Brett McGurk tha se terroristët e YPG-së që është zgjatimi i organizatës terroriste në Siri do të tërhiqen nga Munbiçi.

Brett McGurk tha se tërheqja do të realizohet pasi të përfundojë trajnimi i fuqive lokale.

Brett McGurk në deklaratën e bërë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter shkruante; “Të gjitha forcat e YPG-së në Munbiç do të dalin pasi të trajnohen njësitë lokale dhe duke dalë nga Munbiçi do të kthehen në lindje të Lumit Eufrat”.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) thekson se Turqia është e vendosur për të pastruar Munbiçin nga PYD-ja dhe disa herë ka përdorë shprehjet “Ose do të largohen vetë ose do ti nxjerrim ne”.



Lajme të ngjashme