Për Putin-Trump terrorizmi global mbetet “armiku i përbashkët numër një”

Gjatë një bisede telefonike Putin dhe Trump kanë theksuar nevojën e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit global, pasi ky është “armiku i përbashkët numër një”.

Për Putin-Trump terrorizmi global mbetet “armiku i përbashkët numër një”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Donald Trump, presidentin e 45-të të sapozgjedhur të ShBA-ve. 

Putini e ka uruar Trumpin për fitoren e zgjedhjeve presidenciale dhe i shprehu gatishmërinë për të zhvilluar dialogun me administratën e re amerikane.

Putin dhe Trump tërhoqën vëmendjen se marrëdhëniet dypalëshe janë në një nivel të pamjaftueshëm, ndërsa theksuan rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik.

Të dy liderët biseduan edhe për krizën e Sirisë, ku deklaruan mendimin e përbashkët për të bashkëpunuar “në luftën kundër terrorizmit global”, për të cilin theksuan se mbetet “armiku i përbashkët numër një”.

Në njoftimin e Kremlinit thuhet se të dy liderët ranë dakord për mbajtjen e kontakteve përmes telefonit dhe për realizimin e një takimi të drejtpërdrejt në të ardhmen.



Lajme të ngjashme