Egjipt - Lideri i burgosur i Vëllazërisë Myslimane keqtrajtohet në burg

Familja e liderit të burgosur të Vëllazërisë Myslimane, Muhamed al-Beltagi ka publikuar një sërë shkeljesh dhe keqtrajtimesh të cilat i janë bërë atij në burgjet e Egjiptit.

610122

Beltagi u arrestua në vitin 2013 menjëherë pas përmbysjes me anë të një grushti shteti ndaj presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Egjiptit, Muhamed Mursi. 

Atij i janë shqiptuar disa dënime, të cilat Beltagi i konsideron të motivuara politikisht.

Në një deklaratë të publikuar, familja e tij thotë se Muhamed al-Beltagi është mbajtur për dy muaj rresht në një qeli pa dritare.

“Në muajin gusht ai është detyruar nga dy gardianë të heq rrobat nga trupi, është torturuar dhe është fotografuar lakuriq”, akuzon familja e cila gjithashtu akuzon presidentin Abdel-Fattah al-Sisi për vrasjen e bijës së Beltagit. Asma u vra nga forcat e sigurisë gjatë një proteste pro-Morsi në vitin 2013.

Autoritetet egjiptiane nuk kanë komentuar mbi akuzat për keqtrajtimin e liderit të burgosur të Vëllazërisë Myslimane.

Lajme të ngjashme