FETO ka dhënë 2 milionë dollarë donacine për fushatën e Hillary Clinton

Pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 8 nëntor në SHBA të cilat rezultuan me fitoren e kandidatit republikan Donald Trump, kanë nisur të zbulohen detajet e "marrëdhënieve të donacioneve" mes FETO-s dhe Clinton.

FETO ka dhënë 2 milionë dollarë donacine për fushatën e Hillary Clinton

Pretendohet se struktura e organizatës terroriste FETO në SHBA ka dhënë donacion prej afërsisht 2 milionë dollarësh në fushatën zgjedhore të kandidates demokrate Hillary Clinton e cila humbi zgjedhjet presidenciale.

Pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 8 nëntor në SHBA të cilat rezultuan me fitoren e kandidatit republikan Donald Trump, kanë nisur të zbulohen detajet e "marrëdhënieve të donacioneve" mes FETO-s dhe Clinton.

Ndaj FETO-s e cila dihet që edhe më parë ka dhënë donacione për Clinton dhe që ka treguar përpjekje për të krijuar një marrëdhënie të ngushtë, ka patur një kuriozitet se ne çfarë niveli ka dhënë donacione në fushatën zgjedhore të Clinton para zgjedhjeve presidenciale 2016.

Pavarësisht se nuk dihet saktësisht se sa donacione janë dhënë për Clinton për shkak se FETO i ka kryer ato nëpërmjet emrave të ndryshëm mësohet se një burim i afërt me Partinë Demokratike ka theksuar se kjo shifër është afërsisht 2 milionë dollarë.

Ndërsa nga ana tjetër, duke patur parasysh madhësinë e fushatës Clinton e cila ka mbledhur rreth 600 milionë dollarë vihet në dukje se donacioni prej 2 milionë dollarë i FETO-s përkon me afërsisht 3 në një mijë.

Donacionet të cilat kanë rëndësi në kuptimin e krijimit të marrëdhënieve politike dhe të ruajtjes së tyre, ka bërë që kjo të jetë një prej mënyrave që FETO ka përdorur intensivisht. Por, për arsyen e kufizimit të sasisë që çdo person mund të japë donacione në zgjedhjet presidenciale në SHBA, personat që kanë organizuar këtë proces janë bërë më të rëndësishëm.

Gökhan Özkök, kryetari i Këshillit për Zhvillimin e Biznesit Turko-Amerikan (TABID) dhe një prej themeluesve të Qendrës Kulturore Turke (Turkish Cultural Center - TCC) që është një prej organizatave më të rëndësishme të FETO-s në SHBA ka dalë në pah se është një prej emrave më të rëndësishëm në marrëdhënien mes familjes Clinton dhe FETO-s.

Emri i Özkök ka ardhur në rendin e ditës duke u përmendur edhe në e-mailet e publikuara të Clinton. Özkök në vitin 2009 duke shkëmbyer shkresa me Huma Abedin këshilltaren e Clinton ai ka potencuar disa kërkesa dhe gjithashtu i ka përcjellë urimet për shërim të shpejtë Clinton-it e cila pati thyer krahun duke i përcjellë edhe "lutjet e Gülen-it".

Në të njëjtën mënyrë edhe kryetari i Qendrës Kulturore të New York-ut, Recep Özkan thuhet se është një prej emrave të rëndësishëm në marrëdhënien FETO-Clinton ku më parë ishte zbuluar se Özkan në vitin 2015 ka dhënë 1 milion dollarë donacione për Clinton.

Kjo nënkupton se kjo ligjërisht është shifra më e lartë që mund të jepet një donacion. Në të njëjtën kohë Özkan ka kryer edhe detyrën e shefit financiar të një fondacioni të formuar për të mbështetur Clinton-in.

Ndër të tjera theksohet se edhe kryetari i Unionit Turko-Amerikan (Turkish-American Alliance - TAA) Faruk Taban ka patur një rol të rëndësishëm në punime të lobingut të FETO-s kryesisht në kryeqytetin Washington duke luajtur një rol kritik për organizatën në rrjetin politik dhe burokratik në SHBA. Gjithashtu edhe kryetari i Bordit drejtues të TAA, Furkan Koşar tërheq vëmendjen se është një emër tjetër i rëndësishëm në marrëdhëniet Clinton-FETO.

Ky dhe emra të tjerë pretendohet se kanë qenë të përfshirë në proceset e lobit politik dhe të donacioneve të FETO-s në SHBA si dhe çdo njëri prej tyre kanë luajtur role të ndryshëm në zgjedhjet presidenciale.

Menaxheri i lartë i financave dhe aktivist politik në Partinë Demokratike, Murat Güzel, në një vlerësim për gazetarin e AA-së ka thënë se marrëdhëniet mes anëtarëve të FETO-s dhe familjes Clinton nuk janë një risi e re dhe se përveç marrëdhënieve të donacioneve mes tyre ka edhe çështje më të rëndësishme.

Duke vënë në dukje se anëtarët e FETO-s janë përpjekur shumë që të mbajnë mirë marrëdhëniet me familjen Clinton dhe se kanë patur besimin se Hillary Clinton do të bëhej presidente, Güzel ka theksuar se nuk duhet të vlerësohet marrëdhënia në fjalë duke indeksuar donacionet zgjedhore.

Pasi ka shpjeguar se marrëdhëniet e përkeqësuara Turqi-Izrael në një periudhë i kanë shërbyer më së shumti FETO-s në SHBA, Güzel tha se "Përreth Clinton-it kishte shumë persona me rrënjë hebreje dhe anëtarë të FETO-s dhe për të lobuar kundër Turqisë e kanë përdorur gjithmonë Izraelin si një kartë".

Që nga mesi i viteve 2000 mes anëtarëve të FETO-s dhe familjes Clinton ka patur një marrëdhënie që ka tërhequr vëmendjen, Güzel tha se çështja e Izraelit është po aq e rëndësishme sa edhe "marrëdhënie e bazuar ndër vite".

Turqia në periudhën e re mund ti kushtojë më shumë vëmendje çështjeve të caktuara, përfshirë edhe ekstradimin e FETO-s, ka vënë në dukje Güzel duke shtuar se nuk duhet të ketë pritshmëri se asnjë gjë nuk mund të ndryshojë për një ditë.

Edhe lektori në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin Sakarya, Adil Öksüz i cili është përcaktuar se është "imami (përgjegjësi) i forcave ajrore", të FETO-s, me një kompani fantazmë në SHBA ka dhënë donacion 5 mijë dollarë për Clinton-in në vitin 2014.

Öksüz nëpërmjet kompanisë “Harmony Enterprises” të cilën e formoi në vitin 2010 në New Jersey, ka dhënë donacion prej 5 mijë dollarë ndaj komitetit të Clinton-it më 27 qershor 2014. Por, më pas u zbulua se adresa e kompanisë në bashkinë Lodi ndodhej në një autoparking mbi autostradë dhe se numri i telefonit që ndodhej në faqe nuk ishte në përdorim.

Gjithashtu përveç kompanisë “Harmony Enterprises” të formuar nga Öksüz, mësohet se edhe kompania "Under 70 Auto Sales" që merret me shitblerjen e automjeteve të dorës së dytë në rajonin Lodi në New Jersey në po të njëjtën ditë ka dhënë donacion prej 7.500 dollarë për Komitetin e Veprimit politik që punon për Clinton.

Sërish më 27 qershor 2014 u zbulua se dy persona nga drejtuesit e Qendrës Kulturore të New York (TCC) e lidhur me FETO-n kanë dhënë donacione me sasi të mëdha për komitetin që punonte për Clinton.

Ishte vërejtur se Recep Özkan i cili më parë ka qenë kryetari i Qendrës kulturore ka dhënë donacione me 20 mijë dollarë komitetit dhe 5 mijë dollarë në fushatën zgjedhore presidenciale të Clinton. Özkan është radhitur në mesin e personave që ka dhënë donacione nga 500 mijë deri në 1 milion dollarë Fondacionit “Nisma Globale Clinton”.

Ndër të tjera ishte zbuluar se edhe Gökhan Özkök i cili ka qenë në mesin e kryetarëve të TCC dhe i cili figuron si bashkë-kryetari financiar i Komitetit (PAC) që punon për Clinton-in ka dhënë donacione në total prej 18 mijë dollarë në periudha të ndryshme dhe se ai ndodhej në mesin e donatorëve të “Fondacionit Nisma Globale Clinton”. (AA)



Lajme të ngjashme