Ish-presidenti gjeorgjian, Saakachvili për një force e të re politike në Ukrainë

Ish-presidenti reformator gjeorgjian, Mikheïl Saakachvili, i cili së fundmi dha dorëheqjen nga posti i guvernatorit të rajonit ukrainas të Odesës, deklaroi se aspiron krijimin e një force të re politike në Ukrainë.

Ish-presidenti gjeorgjian, Saakachvili për një force e të re politike në Ukrainë

« Do të krijojmë një forcë të re dhe të madhe politike, një platformë që do të bëjë bashkë  forca te reja me synimin për të sjellë një frymë të re në elitën e politikës aktuale », njoftoi ai gjatë një konference shtypi në Kiev.

Ai shtoi se një prej objektivave të tyre brenda një afati të shkurtër kohor është shpallja e zgjedhjeve legjislative të përshpejtuara. Legjislativet e ardhshme duhet të mbahen në 2019 në Ukrainë.

Duke denoncuar pengesat në luftën e nisur prej tij kundër korrupsionit, Mikheïl Saakachvili dha dorëheqjen të hënën nga funksionet e tij si guvernator i rajonit të Odesës, një post që ai e mbajti për një periudhë prej një viti e gjysmë.


Fjalët Kyçe: Mikheil Saakachvili , Odesa , Ukraina

Lajme të ngjashme